“Gara e fortë shijon më shumë”, flet Mërgjyshi: Pogradeci ekip “fair”…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 26, 2019 | 10:50

“Gara e fortë shijon më shumë”, flet Mërgjyshi: Pogradeci ekip “fair”…

Pogradeci-Apolonia është një ndër sfidat më interesante të kësaj jave në Grupin B. E vështirë për t’u parashikuar. Pogradeci kërkon fitoren për t’u barazuar me pikë me fierakët, të cilët kanë të njëjtin objektiv për “kreditet” e kreut.

mergjyshi

Bardhejeshilët e dinë se i pret një nga transfertat më të vështira dhe trajneri Artan Mërgjyshi kërkon kujdes dhe motivim maksimal ndaj një prej kundërshtarëve më cilësorë të grupit, sipas tij.

“Deri tani them se kemi bërë një ecuri të mirë, edhe pse kemi lënë pikë rrugës, – thotë Mërgjyshi. – Janë vetëm 5 javë dhe ndodhemi në rrugën e duhur. Gara e fortë shijon më shumë, sepse edhe skuadra konsolidohet e forcohet më tepër. Do të jetë një kampionat i gjatë, ku surprizat nuk përjashtohen e as parashikohen. Nuk ka skuadra të lehta e as ndeshje të lehta, qoftë brenda fushe e as në transfertë.

Pogradeci për mua është një ekip cilësor, me një grup lojtarësh që zhvillojnë futboll të bukur. Është skuadër ‘fair’, e vështirë për t’i marrë pikë në fushën e saj. Megjithatë, nuk kontraktohemi nga kjo gjë. Kemi bërë përgatitje gjatë gjithë javës, lojtarët e dinë çfarë ndeshjeje i pret dhe janë gati për ta përballuar me sukses. E vështirë, por jo e pamundur që të marrim 3 pikët nga kjo ndeshje”. Sezonin e kaluar të dyja skuadrat u renditën në zonën e mbijetesës në dy fazat fundore. Në 4 takime mes tyre, ndanë nga 2 fitore secila, me golavarazhin 5-4 për Apoloninë.

Bujar Rama – PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"