Galiç “alarmon” Laçin, pritet edhe futbollisti i Vllaznisë për mbrojtjen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 14, 2018 | 20:57

Galiç “alarmon” Laçin, pritet edhe futbollisti i Vllaznisë për mbrojtjen

Denis Pjeshka mund të jetë afrimi i radhës te Laçi. Mbrojtësi ka vendosur dje që të mos e vijojë më aventurën me Vllazninë. Duke qenë se ishte pa kontratë dhe i krijohet mundësia që të federohet, ka zgjedhur kurbinasit për sezonin e ri. Sakaq, mjaftoi ndeshja e parë në Kupë për të zbuluar talentet e reja. Dhe një ndër ta është Jon Mersinaj, 19-vjeçari i cili, veç aftësive në qendër të mbrojtjes, dëshmoi se ka një raport mbresëlënës edhe me golin.

pjeshka cinari

Dopieta kundër Naftëtarit ishte pa dyshim një mesazh edhe për stafin teknik, që tashmë e tutje do ta marrë edhe më shumë në konsideratë për një vend në formacion. I riu i dalë nga Shkëndija Tiranës gjatë kësaj vere u testua te Lokomotiva e Zagrebit dhe i bindi drejtuesit e kroatë që të nënshkruanin një kontratë prej 4 sezonesh. Por, duke parë që hapësirat nuk mund t’i ishin të mëdha, klubi vendosi që ta huazonte te Laçi.

gALIC

E megjithatë, jo gjithçka shkon “vaj” te kurbinasit. Fitorja 5-0 në Kuçovë i ka lënë me pasoja. Ivan Galiç ka pësuar një dëmtim që mund t’i kushtojë edhe Partizanin. Sulmuesi i majtë ka ndierë shqetësime edhe dje, çka shton dyshimet për gatishmërinë e tij për takimin e së dielës.

Kur dihet që koha në dispozicion është e shkurtër, shanset që ai të rikuperohet në kohë janë minimale. E megjithatë, mjekët do të bëjnë të pamundurën që kroati të rikuperohet. Dhe duhet thënë se në ofensivë nuk mungojnë cilësitë. Shitja e Myrto Uzunit ka hapur një “gropë” të madhe, por në klub besojnë se pasardhësi i tij do të jetë Elvi Berisha, sulmuesi i ardhur nga Spanja.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"