Galiani: Unë dhe Berluskoni te Monza si Ronaldo për Juven

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 9, 2018 | 11:37

Galiani: Unë dhe Berluskoni te Monza si Ronaldo për Juven

Silvio Berluskoni, siç dihet, ka përfunduar blerjen e klubit të Monzës, teksa krah tij nuk mund të mungonte edhe Adriano Galiani, i cili do të ketë në projektin e ri të njëjtat kompetenca që kishte në kohën kur drejtonte Milanin.

Galiani dhe Berluskoni

Administratori i ri i klubit ka dhënë një intervistë për “La Gazzetta dello Sport”, ku ndër të tjera ka shpjeguar edhe rikthimin e dyshes së lavdishme kuqezi në futbollin italian. “Kam folur shpesh me Berluskonin në muajt e fundit dhe na mungonte futbolli. Monza ishte i vetmi klub ku rikthimi ynë nuk do të ndikonte me lidhjen që kemi me Milanin. Ardhja jonë ka shkaktuar të njëjtin efekt si ai i Kristiano Ronaldo”, tha Galiani.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"