Galiani merr në mbrojtje Juventusin për dënimet: E kanë paguar mjaftueshëm, duhej të ishin në Champions

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 8, 2023 | 18:00

Galiani merr në mbrojtje Juventusin për dënimet: E kanë paguar mjaftueshëm, duhej të ishin në Champions

Nëse të gjithë në Itali kanë sulmuar vazhdimisht Juventusin së fundmi për shkak të çështjeve të plusvalencave dhe manipulimit të bilanceve financiare, bardhezinjve në mënyrë të papritur u ka dalë në mbrojtje Adriano Galiani. Ish-administratori i Milanit, tashmë në të njëjtin rol te Monza, mendon se nuk duhet të ketë penalitete të tjera për klubin torinez.

galiani

“Mendoj se kubi bardhezi e ka paguar mjaftueshëm, duke parë se pa penalizmin, duhej të ishte në Ligën e Kampioneve, por në fakt përfundoi në vendin e shtatë.

Fitorja që arritëm kundër tyre ishte momenti më i bukur i sezonit dhe jemi edhe skuadra më e mirë në Eurpë sa u përket atyre që janë ngjitur në kategori, të barabartë me Fullhemin. Kur vendosëm t’i besonim Paladinos, u masakruam, pak a shumë siç ndodhi me Sakin. Por tani Rafaele mund të ndjekë gjurmët e trajnerëve të mëdhenj”, tha Gailiani për mediat sot.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"