Galiani e kërkon për sezonin e ardhshëm, Milani merr vendimin e papritur për Ibrahimoviç

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 29, 2023 | 15:18

Galiani e kërkon për sezonin e ardhshëm, Milani merr vendimin e papritur për Ibrahimoviç

Zlatan Ibrahimoviç nuk do të varë këpucët në gozhdë në fund të këtij sezoni. Kjo tashmë është e qartë për të gjithë që shohin se si sulmuesi, pavarësisht moshës 41-vjeçare, vazhdon të paraqitet në nivele të larta. Por mbetet të mësohet se ku do të vazhdojë karriera e tij.

ibrahimovixc

Kontributi i tij në fushë e sidomos ai i liderit për të rinjtë, duket se ka shtyrë Milanin që të rinovojë me suedezin. Sipas “TMW”, Milani do i ofrojë futbollistit rinovimin e kontratës ekzistuese për një tjetër edicion, me të njëjtat parametra financiarë, që parashikojnë një pagë prej 1.5 milionë eurosh neto në sezon, plus bonuse të ndryshme.

Një propozim i kënaqshëm për lojtarin, i cili mendohet se do të vazhdojë karrierën si drejtues në radhët e këtij klubi pasi ta mbyllë me futbollin e luajtur. Kjo është një lëvizje që pakkush e parashikonte në fillim të këtij sezoni kur nuk dihej nëse lojtari do të rikuperohej nga dëmtimi në gju, por tanimë duket se Milani ka vendosur të veprojë për të shmangur ndërhyrjen e Adriano Galianit. Ky i fundit po planifikonte të afronte Ibran te Monza në sezonin e ardhshëm, ndaj edhe kuqezinjtë janë vënë që tani në lëvizje për të siguruar një “po” nga futbollisti.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"