Galas zbulon prapaskenën: Qëndërmbrojtësi ynë kishte frikë nga Drogba

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 14, 2018 | 18:54

Galas zbulon prapaskenën: Qëndërmbrojtësi ynë kishte frikë nga Drogba

Didier Drogba është tashmë një legjendë e Çelsit. Sulmuesi nga Bregu i Fildishtë ka arritur të shënoi 13 gola në 15 herë që është ndeshur me Arsenalin. Një statistikë shumë e kënaqshme për një ndeshje derbi. Uilliam Galas, ish-qëndërmbrojtësi i Arsenalit ka zbuluar një prapaskenë për “Radio Montecarlo”. “

ARSENAL V CHELSEA CARLING CUP FINAL 25/02/2007 MILLENIUM STADIUM [PIC] ANDY HOOPER. DIDIER DROGBA SCORES HIS ECOND GOAL

“Filip Senderos përpara ndeshjeve kishte nevojë të fliste. Ai djersiste dhe nuk ndihej mirë. Kjo theksohej kur luanim ndaj Çelsit. Ai frikësohej për vdekje kur kishte përballë Didier Drogbanë. Kur e shihte ai humbiste aftësinë për të luajtur, edhe pse në takime të tjera paraqitej mirë”, shprehet Galas.

william-gallas-misses-match-drives-a-chrome-mercedes-5044_1

Francezi luajti për 5 sezone me Çelsin dhe më pas kaloi te Arsenal, ku luajti për 4 sezone. Gjithashtu ai luajti edhe 3 sezone me Totenhem, duke provuar 3 skuadra të Londrës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"