Gafë e Romës në start, Kumbulla mund të provojë humbjen e parë në tavolinë…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 22, 2020 | 0:02

Gafë e Romës në start, Kumbulla mund të provojë humbjen e parë në tavolinë…

Sezoni për Romën  dhe Marash Kumbullën mund të pësojë goditje të fortë që në start. Verdhekuqtë rrezikojnë të penalizohen për takimin me verdheblutë e Veronës për shkak të procedurës së regjistrimit të parregullt të një lojtari.
amadou-diawara-as-roma-1596003648-44374
Mediat italiane shkruajnë se klubi kryeqytetas ka regjistruar si lojtar nën moshën 22-vjeç futbollistin nga Guiena Amadu Diavara. Sipas rregullores para fillimit të sezonit çdo klub duhet të dorëzojë një listë prej 25 lojtarësh. Roma e ka regjistruar futbollistin afrikan si lojtar të skuadrës U22 (lista B e dërguar në Ligën Italiane). Por, futbollisti ka mbushur 23 vjeç në 17 korrik dhe verdhekuqtë tentuan të hiqnin lojtarin nga lista e parë për t’i bërë vend një tjetër futbollisti.

Nëse këto pretendime konfirmohen si të sakta, automatikisht Roma e humbet ndeshjen me Veronën 0-3 në tavolinë.

Ironia e fatit është se futbollisti i Shqipërisë Kumbulla, tashmë pjesë e Romës, mund ta nisë aventurën në “Olimpiko” me humbje dhe për më tepër ndaj ish-ekipit të tij Veronës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"