Gafë e pafalshme e Romës, pas disfatës në fushë e humb ndeshjen edhe në tavolinë sepse….

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 19, 2021 | 23:58

Gafë e pafalshme e Romës, pas disfatës në fushë e humb ndeshjen edhe në tavolinë sepse….

Duket se gafat për aktivizimin e lojtarëve nuk kanë fund për Romën. Verdhekuqtë u eliminuan nga Kupa e Italisë, pasi u mposhtën nga Specia me rezultatin 4-2, por tashmë do e humbin ndeshjen edhe në tavolinë me rezultatin 3-0.

225647726-81dca9c9-34cf-44d6-87e0-6f917ea85d7d

Arsyeja? Fonseka bëri 6 zëvendësime, ndërkohë që vetëm 5 lejohen. Rregulli thotë se mund t’i bësh 6 zëvendësime, por vetëm nëse 5 i ke bërë gjatë kohës së rregullt dhe një mund ta bësh në shtesë. Ndërkohë që trajneri i Romës, në shtesë hodhi në fushë 2 lojtarë, portierin Fucato dhe mbrojtësin Ibanjez. Për këtë humbja në tavolinë është e pashmangshëm për verdhekuqtë.

Kjo nuk është hera e parë për klubin kryeqytetas, pasi kanë bërë një tjetër gafë që në ndeshjen e parë të sezonit, kur aktivizuan ndaj Veronës, Amadu Diavara, i cili nuk ishte i përfshirë në listën zyrtare të lojtarëve dhe humbën ndeshjen në tavolinë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"