Gafë e madhe e Dortmundit, harrojnë të marrin në autobus me ekipin Humelsin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 8, 2021 | 17:10

Gafë e madhe e Dortmundit, harrojnë të marrin në autobus me ekipin Humelsin

Një lajm gazmor ka qarkulluar ditën e sotme në internet, teksa bëhet fjalë për një incident të ndodhur në skuadrën e Borusias së Dortmundit, ku verdhezinjtë kanë harruar të marrin në udhëtimin e kthimit me autobus kapitenin e tyre, Mat Humels.

Humels

Lajmin e bëri të ditur gazeta gjermane “Bild”, e cila shkruan se më datë 20 mars në ndeshjen që Dortmundi ka luajtur ndaj Këlnit në kampionat, në rrugën e kthimit për në qytetin e tyre ekipi ka udhëtuar pa kapitenin Mat Humels. Ky i fundit ka udhëtuar i vetëm për tu kthyer në shtëpinë e tij, por ajo që nuk kuptohet është se si nuk është ndjerë mungesa e kapitenit në autobus.

Lajmi është kthyer në batutën e ditës, teksa nuk kanë munguar dhe krahasimet me filmin e famshëm të viteve 90’, “I vetëm në shtëpi”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"