Gafë e gjyqtarit kundër Milanit, por Arsenali triumfon. Edhe Berisha në çerekfinale (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 15, 2018 | 22:57

Gafë e gjyqtarit kundër Milanit, por Arsenali triumfon. Edhe Berisha në çerekfinale (VIDEO)

U luajtën edhe tre sfidat e fundit të vlefshme për fazën e 1/8-ave në Ligën e Europës. Arsenali fitoi edhe në ndeshjen e dytë ndaj Milanit, këtë herë më shifrat 3-1. Sfida u hap nga goli mjaft i bukur i Çalhanoglu, por vetëm pak minuta më pas, Uellbek barazoi, pas një penalltie shumë të kontestuar nga italianët.

arsenal

Më pas, ekipi i Gatuzos u duk i pafuqishëm, dhe Xhaka e sërish Uellbek, vulosën gjithçka, me Arsenalit që kalon në çerekfinale. Salzburgu i Valon Berishës e mbylli në barazim në shtëpi përballë Borusias së Dortmundit, dhe ky rezultat i shkoi përshtat për të prerë biletën për në turin tjetër.

uellbek

 

Arsenal-Milan 3-1 (2-0)

Gol: Uellbek 39′, 86′, Xhaka 72′ / Çalhanoglu 36′

Uellbek 86′

Xhaka 72′

Uellbek 39′ 

Çalhanoglu 36′

Lion-CSKA Moskë 2-3 (1-0)

Gol: Korne 58′, Diaz 71′ / Golovin 39′, Musa 60′, Uernblum 65′

Salzburg-Dortmund 0-0 (2-1)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"