Gafat e Donarumës i kushtuan Milanit 11 pikë, do ishte në zonën Champions

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 16, 2018 | 11:49

Gafat e Donarumës i kushtuan Milanit 11 pikë, do ishte në zonën Champions

Ndoshta ata të revistës “Topolino” e kishin nuhatur drejt, kur e quajtën “Paperumma” (me papera, italianët nënkuptojmë gabimin, në sensin ironik). Por ndërsa drejtuesit e klubit e mbrojnë dhe e justifikojnë formën e tij të dobët me shpërqendrimet e merkatos, duket se nuk kishin gabuar as tifozët e “Milan Club Polonia”, kur e ashtuquajtën “Dollarumma”, për të nënvizuar urinë e tij për parà, edhe pse ende një adoleshent.

donaruma
Nga kjo periudhë e deri më sot, Xhixho Donaruma i ka shtuar 6 milionë euro llogarisë së tij bankare, ndërsa në fushë kalonte nga pasardhë- si i denjë i Bufonit te një paraqitje gati e sikletshme mediokre. Futbolli fatmirësisht ose fatkeqësisht nuk është një shkencë ekzakte, prandaj është e komplikuar që të kesh sigurinë e pikëve të humbura nga kuqezinjtë, për shkak të portierit të tij. Por nëse llogariten vetëm gafat flagrante që janë njohur edhe nga tifozi më modest kuqezi, për të mos folur për specialistët, atëherë llogaria tregon shifrën 11.

donaruma
Ky numër mund të duket ndoshta jo shumë i madh, aspak i vogël gjithashtu, por nëse 11 pikët futen në tabelën e renditjes dhe pozicionet që mund të ngjiste Milani me ato përkthehen në parà, atëherë llogaritë tregojnë se me 11 pikë më shumë, Milani do të ishte në të njëjtën kuotë me Lacion e vendit të katërt, në luftë të plotë për Ligën e Kampioneve, një kompeticion që të garanton të paktën 30 milionë euro vetëm nga pjesëmarrja. Me fjalë të tjera, nëse Donaruma dhe menaxheri i tij Mino Raiola arritën që t’u merrnin drejtuesve të “Djallit” shifrën që ato kërkonin për të vazhduar së bëri mrekulli në fushë nga ana e 19-vjeçarit, shpërblimi i Xhixhos ishte një fazë e dytë e mbushur me gafa flagrante, që të përkthyera në shifra dhe detaje konkrete me renditjen aktuale, i kanë kushtuar Milanit pjesëmarrjen në Ligën e Kampioneve. Specialistët e të përditshmes “Libero” kanë analizuar në detaje gabimet flagrante të numrit 99 kuqezi dhe rezultati i tyre është se në gjashtë sfida, bashkuar edhe këtë të fundit me Atalantën, Milani ka humbur 11 pikë në renditje për faj të portierit të tyre me “duar prej gjalpi”.
donaruma1-470x313
NDESHJET – Gafa e parë ishte ajo e dhjetorit, MilanAtalanta 0-2, kur Donaruma nuk largon dot një goditje të Kaldara dhe këtë top e transformoi në asist për Kristanten që dhuroi avantazhin. Gabimi i dytë është ishte ai në Friuli: Udineze-Milan 1-1, kur bëhet protagonist i një autogoli për faj se ishte jashtë pozicioni.

Më 31 mars, me Juven, goditja e Dibalës nga distanca që zhbllokoi sfidën nuk ishte e parezistueshme; Milan-Sasuolo 1-1 më 8 prill ishte gafa e radhës, pasi sërish ashtë pozicioni ndaj Politanos; në Torino-Milan 1-1 del bosh pas një goditjeje këndi dhe De Silvestri e dënon, ndërsa së fundmi, sërish me Atalantës, (Atalanta-Milan 1-1) nuk ka kurajë të dalë nga vija fatale dhe në të 93-ën Masielo nga dy metra e ndëshkon. Nga Donaruma pritej më shumë, sepse ai që u pa si superhero i Milanit, papritur duket të ketë humbur edhe vetitë më normale për një portier.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"