Gafat, Duka mbledhje urgjente, përgatit “gjyqin” për arbitrat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 24, 2016 | 10:39

Gafat, Duka mbledhje urgjente, përgatit “gjyqin” për arbitrat

Gafat e fundit të arbi trave duket se nuk do të kalojnë në heshtje. Edhe pse shpeshherë jemi mësuar me pezullime “fantazmë” që nuk shkojnë më shumë se dy javë dhe mbi të gjitha kurrë nuk bëhen publike, këtë herë pritet që masat të jenë më të rënda.Duka dhe Jaho Burime pranë federatës zbulojnë për “Panorama Sport” se presidenti Armand Duka ka kërkuar mbledhje urgjente me të gjithë gjyqtarët, por edhe zyrtarët e ndeshjeve, si vëzhgues apo delegatë.

Duket se vendimet më të fundit të gjyqtarëve, konkretisht ato për javën e 22-të, kanë arritur kulmin, e kanë detyruar Dukën që të marrë menjëherë masa, duke zhvilluar pas shumë kohësh një mbledhje me “xhaketat e zeza”.

Rastet më flagrante janë pikërisht ato në Durrës, Korçë dhe Tiranë, të cilat kanë bërë që numri një i këtij institucioni të mendojë zhvillimin e një “samiti”, ku do të diskutohet gjerësisht mbi çfarë nuk shkon tek arbitrimi në Shqipëri.

Ai ka paralajmëruar se të gjitha kolegjiumet e arbitrimit në vend duhet që të jenë të pranishme sot në këtë mbledhje. Tematika kryesore e këtij takimi do të jetë pikërisht gjykimi, por pas nuk do të mbetet as dhuna e shtuar brutalisht nëpër stadiumet tona.

Në javën e fundit në Kategorinë e Dytë kanë ndodhur sherre brutale si në Memaliaj (Memaliaj-Tepelena), ashtu edhe në Ersekë (Gramozi-Domosdova). Në rastin e parë një futbollist i pakënaqur nga vendimi i arbitrimit për një penallti të padhënë, e ka goditur atë me kokë, ndërsa në të dytin lojtarët e Gramozit kanë sulmuar ashpër dhe gjuajtur portierin mik të përrenjasakëve.

Do të jenë pikërisht këto dy pikat kryesore që do të diskutohet gjerë- sisht në këtë mbledhje. Duket sikur Duka po përgatit “gjyqin” për gjyqtarët dhe konkretisht për ata që ishin në qendër të vëmendjes me gafat në javën e fundit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"