Gafa që bëri lëmsh Spanjën, Real Madrid rrezikon në tavolinë vendin e dytë dhe ndryshon fatet e mbijetesës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 17, 2023 | 22:15

Gafa që bëri lëmsh Spanjën, Real Madrid rrezikon në tavolinë vendin e dytë dhe ndryshon fatet e mbijetesës

Real Madrid mundi pak ditë më parë me rezultatin 1-0 Getafen por polemikat ishin të shumta pas ndeshjes. E gjitha kjo, erdhi pas një ndërrimi që Ançeloti kërkoi të bënte.

real madrid

Kamavinga u dëmtua dhe në momentin që loja u ndërpre, Asensio u largua dhe i la vendin Odriozolës, i cili hyri në fushë. Por, pak sekonda më vonë Ançeloti ndërroi mendim për shkak të dëmtimit dhe largoi Kamavingën. Asensio u rikthye edhe një herë në fushë dhe Odriozola zuri vendin e Kamavingës.

Kjo ka bërë që drejtuesit e Getafes të kërkojnë fitoren në tavolinë duke qenë se rregullorja nuk e lejon diçka të tillë. Ata kanë bërë zyrtarisht kërkesën për diçka të tillë ndërkohë që Real Madrid do të ketë 3 ditë kohë për t’iu përgjigjur.

Nëse Federata do të vendoste të jepte fitore 0-3 për Getafen, skuadra e Realit humbet vendin e dytë në klasifikim ndërkohë Getafe do të largohej nga zona e ftohtë. Getafe do të ngjitej në vendin e 13 nga vendi i 18 që është aktualisht.

Capture

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"