Gafa në Ligën e Kombeve, skuadrës i ngatërrojnë himnin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 14, 2018 | 12:44

Gafa në Ligën e Kombeve, skuadrës i ngatërrojnë himnin

Gjibraltari përjetoi një mbrëmje historike, teksa siguroi fitoren e parë në ndeshjes zyrtare, duke mposhtur Armeninë me rezultatin 0-1. Kjo fitore erdhi pas 22 humbjesh në ndeshjet zyrtare që nga viti 2014 kur kjo kombëtare mori pjesë për herë të parë në kompeticionet ndërkombëtare.

Armeni Gjibraltar

Ndeshja në Jerevan ka nisur me një gafë shumë të rëndë, teksa në momentin e ekzekutimit të himneve, armenët kanë vendosur himnin e  Lihtenshteinit dhe jo atë të Gjibraltarit.

Kjo gjë nuk u prit aspak mirë nga skuadra mike, e cila u ndje e ofenduar, teksa menjëherë pas kësaj, Federata e Futbollit të Armenisë ka kërkuar falje për ketë pakujdesi të delegacionit që shoqëronte Gjibraltarin në Jerevan. Kjo situatë është kaluar pas fitores historike, dhe futbollistët e Gjibraltarit do ta mbajnë mend gjatë këto moment.

eqeq6

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"