Gafa në Formula 1, modelja i bën lëmsh me flamurin e finishit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 12, 2018 | 20:57

Gafa në Formula 1, modelja i bën lëmsh me flamurin e finishit

Një episod i pazakontë ndodhi në garën e “Formula 1” që u zhvillua në Kanada, pasi të gjithë e dimë që eventi i makinave është një kompeticion i organizuar në perfeksion të plotë, por gabimet njerëzore mund të ndodhin edhe aty.

111470

Në garën e fundit që u zhvillua në Kanada, modelja Uini Harlou bëri një veprim të gabuar, pasi valëviti flamurin me katrorë një xhiro para se të përfundonte gara dhe jo në përfundim të garës siç është rregulli, por për fat të mirë asnjë prej pilotëve nuk ngadalësoi dhe gara u mbyll në normalitet të plotë. Vetë modelja kanadeze e pranoi një fakt të tillë duke u shprehur në një postim në rrjetet sociale: ” Më thanë që të valëvisja flamurin dhe unë zbatova urdhrin. Jam e lumtur që çdo gjë shkoi mirë dhe askush nuk u dëmtua nga kjo gjë”, përfundoi modelja bukuroshe. Ndërsa ky veprim nuk kaloi pa u dënuar nga FIA, që përmes shefit të garave, Çarli Uiting, u shpreh: “Pas një gabimi në komunikim me zyrtarin që drejton startin dhe finishin, flamuri u valëvit një xhiro përpara kohe duke menduar se ishte xhiroja e fundit. Ata që nuk punojnë në Formula 1, bëjnë gabimin duke parë xhirot në grafikë dhe nuk kuptojnë që ajo është xhiro e fundit që duhet të kryhet.

Gjithsesi, ishte një keqkuptim dhe ne duhet të punojmë më shumë me stafet që të arrijmë perfeksionin në organizimin dhe mbarëvajtjen e garës, pasi ky lloj kompeticoni nuk duhet të ketë gabime të tilla. Për fat të mirë, ky gabim nuk pati ndikim në rezultat dhe asnjë skuadër nuk ka bërë kontestim për këtë lapsus”, deklaroi shefi i garave të FIA-s, një ditë pas përfundimit të garës që u zhvillua në Kanada.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"