Gafa ndaj Çelsit, reagon Shkodran Mustafi: Ishte gabimi im, por jam krenar që…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 22, 2020 | 20:48

Gafa ndaj Çelsit, reagon Shkodran Mustafi: Ishte gabimi im, por jam krenar që…

Arsenali barazoi ditën e djeshme me Çelsin me rezultatin 2-2, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 24 në Premier Ligë.0_GettyImages-1201024155

Protagonist në këtë ndeshje ishte edhe mbrojtësi shqiptar Shkodran Mustafi, i cili në minutën e 26’ bëri një gafë.

Në tentativë për ta kthyer topin te portieri, Mustafi e dorëzoi topin te kundërshtari duke e detyruar David Luiz të ndalojë aksionin në mënyrë të pa rregullt, ku u ndëshkua me karton të kuq.

Menjëherë pas kësaj, Mustafi ka reaguar në profilin e tij zyrtar, teksa i ka kërkuar falje shokut të ekipit. “Jam i lumtur dhe krenar të kemi një ekip të madh që luftoi me mua për 90 minuta, pas gabimit tim që jo vetëm ndikoi te goli i parë, por e përjashtoi Luizin (më fal David).

Nuk dorëzohemi kurrë, luftojmë me pasion dhe qëndrojmë të bashkuar.”, shkruan Mustafi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"