Gafa me lojtarin e aktivizuar, skuadra shqiptare eliminohet në tavolinë. Ja finalisti i parë i Kupës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 8, 2021 | 23:26

Gafa me lojtarin e aktivizuar, skuadra shqiptare eliminohet në tavolinë. Ja finalisti i parë i Kupës

Skuadra e Dukagjinit është finalistja e parë në Kupës e Kosovës për këtë edicion. Skuadra nga Klina kishte për të zhvilluar edhe një ndeshje me Istogun për gjysmëfinalen, por këta të fundit e kanë humbur ndeshjen në tavolinë dhe janë eliminuar.

Istogu-Dukagjini

Shkak është bërë lojtari Erion Çeta, i cili e kishte të ndaluar të luante për shkak të kartonëve, por ishte aktivizuar në ndeshjen e parë.

Pas kësaj, Komisioni i Garave në Kosovë vendosur humbjen në tavolinë për Istogun dhe eliminimin në Kupë, teksa në finale ka shkuar Dukagjini.

Kujtojmë se në ndeshjen e parë për gjysmëfinalen, Dukagjini triumfoi 1-2 ndaj Istogut dhe ishte favorit për kalimin në finale, teksa tashmë kjo është vendosur në tavolinë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"