Gafa/ Grezda ishte lojtari me i mirë për kuqezinjtë, por shikoni kush ia “merr” meritat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 10, 2017 | 19:28

Gafa/ Grezda ishte lojtari me i mirë për kuqezinjtë, por shikoni kush ia “merr” meritat

Eros Grezda bëri një paraqitje mjaft të mirë në ndeshjen përballë Italisë, edhe pse kombëtarja shqiptare u mund me rezultatin 0-1. Performanca e tij u vlerësua nga mediat italiane, por meritat duket se i ka marrë dikush tjetër.

grezda rrahmani

“Corriere dello Sport” ishte ajo që e vlerësoi sulmuesin me notën 6.5, më e larta për kuqezinjtë, por ndërkohë në foton e bashkangjitur emrit të tij, ishte vendosur ajo e Amir Rrahmanit. Edhe pse e cilësojnë si më të rrezikshmin për Shqipërinë, mesa duket italianët nuk ia kanë fiksuar fytyrën Grezdës.

grezda

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"