Gafa flagrante e kompanisë së basteve, kuoton për stolin e skuadrës angleze një të vdekur

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 20, 2017 | 12:07

Gafa flagrante e kompanisë së basteve, kuoton për stolin e skuadrës angleze një të vdekur

Birmingam Siti ka shkarkuar nga detyra trajnerin Herri Redknap dhe është vënë në kërkim të një zëvendësuesi të tij. Natyrisht që në Angli, kompanitë e basteve janë gati të hedhin kuota në treg për çdo gjë dhe nuk kishte sesi të mungonte edhe një e tillë për trajnerin e ri të mundshëm të ekipit që militon në “Championship” (kategoria e dytë angleze).

Ugo Ehiogu

Por kompania “Paddy Power” ka bërë një gafë flagrante, duke qenë se mes kandidatëve të mundshëm ka hedhur një kuotë (koeficienti 66) edhe për Ugo Ehhiogu, ish-trajner i Totenhem U-23. Fatkeqësisht, trajneri anglez në fjalë ka ndërruar jetë në muajin prill të këtij viti dhe kompania e basteve nuk ishte në dijeni.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"