Gafa e Zidanit, kërkonte gol dhe largoi… Benzemanë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 4, 2019 | 23:07

Gafa e Zidanit, kërkonte gol dhe largoi… Benzemanë

Karim Benzema nuk është mësuar që të dalë nga fusha e lojës dhe të rehatohet në stol, aq më tepër kur Reali i Madridit ka nevojë për gol, në mënyrë që ta fitojë ndeshjen.

benzema

Ishte hera e parë që Zinedin Zidan e zëvendësoi francezin kur skuadra ishte në barazim. Ai u largua nga fusha e lojës në minutën e 83-të për t’i lënë vendin Luka Joviçit. Deri më sot, sulmuesi ka qenë titullar në të gjitha ndeshjet, me përjashtim të sfidës kundër Osasunës.

Edhe në derbin kundër Atletikos së Madridit u largua kur ndeshja ishte 0-0, ndërsa në tri herët e tjera kur është zëvendësuar, Reali ka qenë duke i fituar ndeshjet. Zinedin Zidan largoi golashënuesin e tij të skuadrës (7 gola), për të aktivizuar Luka Joviçin. Francezi besonte se serbi do të vazhdonte ecurinë pozitive pas golit të shënuar në fitoren 5-0 kundër Leganesit.

Në fundin e ndeshjes trajneri mohoi faktin që Benzema mund të kishte ndonjë problem fizik, por thjesht e zëvendësoi për të mos ndryshuar skemën me të cilën po luante skuadra. Benzema kishte një rast të mirë në pjesën e parë dhe në të dytën nuk ra shumë në sy si pjesa tjetër e skuadrës. Në kërkim të golit vendimtar, Zidan fillimisht aktivizoi Viniciusin për Rodrigon dhe pastaj Joviçin për Benzemanë. Vetëm kaq lëvizje, pavarësisht se i duhej fitorja me ngulm.

Reali i Madridit vinte pas goleadës së parë në këtë sezon (5-0 kundër Leganesit) dhe shfaqi sërish problemin që kur Benzema nuk shënon, është e vështirë t’i fitojë ndeshjet. Është e vërtetë që 12 futbollistë kanë shënuar gola me Realin në këtë sezon, por diferenca që kanë ata me francezin është e dukshme. Vetëm Kros që ka shënuar 3 gola mund t’i afrohet Benzemasë, ndërsa të tjerët, si Hazard dhe Bejl, janë në krizë golash. Kjo është një nga arsyet pse zëvendësimi i trajnerit Zidan u duk i befasishëm dhe i pakuptueshëm

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"