Gafa e portierit, Ramadani realizon gol nga distanca në kampionatin danez

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 14, 2020 | 20:22

Gafa e portierit, Ramadani realizon gol nga distanca në kampionatin danez

Mesfushori i Kombëtares, Ylber Ramadani, gjeti rrugën e rrjetës me skuadrën e Vejles në kampionëtin danez. Në minutën e 57-të, ish-mesfushori i Partizanit, lëshoi një predhë nga distanca.

rAMADANI

Gjuajtja e tij ishte qendrore, por për fatin e mirë të shqiptarit, i shpëtoi portierit nga duart dhe përfundoi në rrjetë duke i dhënë avantazhin Vejles.

Në radhët e klubit danez që udhëheq kampionatin aktivizohen 2 shqiptarë, Muçolli dhe Ramadani, ndërkohë që mbrojtësi Arlind Ajeti ndodhet në stol. Kur kanë mbetur edhe 2 javë nga fundi, vlen të theksohet se ekipi i shqiptarëve ka siguruar rikthimin në elitën e futbollit danez, duke udhëhequr me diferencë të konsiderueshme pikësh.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"