Gafa e Mirabelit në prezantimin e Kaliniçit, irritohet Fiorentina

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 23, 2017 | 9:41

Gafa e Mirabelit në prezantimin e Kaliniçit, irritohet Fiorentina

Një batutë që, thënë me tonet e gabuara nga Masimiliano Mirabeli, gjatë prezantimit të blerjes më të re të Milanit, Nikola Kaliniç, ka bërë klubin e Fiorentinës që të shpërthejë ndaj tij, me një komunikatë zyrtare, në të cilën sulmon klubin kuqezi. Drejtori sportiv i Milanit, pas përfundimit me sukses të tratativës dhe firmave, duke qeshur me futbollistin kroat, shprehu:

Prezantimi i Kalinicit

“Dërgoje topin aty ku di ta bësh më mirë, përndryshe të bëjmë që të kthehesh atje nga erdhe (duke iu referuar Fiorentinës)”. Kjo dalje ka bërë që drejtuesit vjollcë të reagojnë menjëherë me një deklaratë zyrtare në uebsajtin e tyre, duke nënvizuar “tonet denigruese dhe jashtë çdo konteksti, shumë mirë të evitueshme, kundrejt një klubi si Fiorentina që ka bërë historinë e futbollit italian dhe ka rritur kampionë të mëdhenj të këtij sporti”.

Fiorentina

Ja komunikata: “Klubi i Fiorentinës shprehet i habitur dhe i zhgënjyer nga tonet e përdorura nga drejtori sportiv i Milanit, Masimiliano Mirabeli, gjatë prezantimit të Kaliniç. Termi i drejtuesit kuqezi që i nënvizon lojtarit mundësinë se do ta kthejë ‘atje’ duken më shumë sesa denigruese dhe ofenduese.

Duam thjesht t’i kujtojmë Mirabelit se Fiorentinës se është jo vetëm skuadra që përfaqëson qytetin më të bukur në Itali, Firence, por gjithashtu është një klub që ka bërë histori dhe ka rritur shumë kampionë të lakmuar. Prandaj, nga sot e tutje, pretendojmë më shumë respekt prej tij”.

mirabeli

PËRGJIGJET MIRABELI – Natyrisht që kundërpërgjigja pritej nga drejtori sportiv i Milanit që kërkon falje: “Pas deklaratës zyrtare të Fiorentinës, unë di të them se, nëse dikush i ka perceptuar fjalët e mia si mungesë respekti, atëherë kërkoj falje.

Të paktën nga tonet e përdorura dhe momenti i gëzuar, mendova se kuptohej që bëhej fjalë vetëm për një batutë. Gjithmonë kam admiruar dhe kam pasur vlerësimin më të madh për Fiorentinën, drejtuesit dhe tifozët e tyre. Prandaj, fjalët e mia ishin thjesht një batutë dhe kaq”, nënvizoi Masimiliano Mirabeli.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"