Gafa e Mançester Junajtid, Lukakun e bën… Lakaku

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 22, 2018 | 22:24

Gafa e Mançester Junajtid, Lukakun e bën… Lakaku

Nga Lukaku në Lakaku. U ndodh edhe më të mirëve të gabojnë. Dhe sulmuesi belg është bërë protagonist i një gafe të klubit të tij, në nxjerrjen në shitje të fanellës së re me emrin e Lukakut.

lukaku3

Germa “U” është transformuar në “A” dhe problemi është se një gabim i tillë është vënë re shumë vonë, duke sjellë edhe hedhjen në treg të fanellës në faqen zyrtare të klubit.

lukaku

Gabimi u ka rënë menjëherë në sy tifozëve, sepse fanella e Lukakut nuk është një dosido, por një nga më të shiturat te Mançester Junajtid. E të mendosh që fanella e re e “djajve” kushton 135 euro. Megjithatë, klubi ka vendosur t’i rimbursojë tifozët që kanë porositur fanellat me emrin gabim

lukaku2

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"