Gafa e klubit francez, yllin e merkatos e harruan jashtë… Europës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 7, 2018 | 22:05

Gafa e klubit francez, yllin e merkatos e harruan jashtë… Europës

Një gafë e klubit francez të Bordosë, ka bërë bujë në Francë, dhe të gjithë kanë filluar të tallen me një harresë të zyrtarëve të klubit. Bëhet fjalë për faktin se personi përgjegjës që ka përpiluar listën zyrtare të lojtarëve të ekipit të Europa League për këtë sezon, ka harruar të shënojë emrin e Toma Bashiç.

toma basic

Ky i fundit, u ble për 4 milionë euro nga Hajduku i Splitit. Kroati, mendohet si një talent në mesfushë, por gabimi në hartimin e listës, ka bërë që të mbetet jashtë, dhe të mos jetë një “armë” më shumë për Bordonë.

Vetë presidenti i ekipit, në një konferencë për shtyp, pranoi gabimin dhe deklaroi: “Për fat të keq, dikush në administratë ka bërë një gabim të madh. Tashmë, nuk na mbetet më asgjë çfarë të bëjmë. Duhet të shpresojmë që të kalojmë grupin dhe vetëm atëherë mund ta regjistrojmë lojtarin e lënë jashtë liste.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"