Gafa e Barcelonës, fanellës së katalanasve i del boja. Duhet të dilte në treg për ndeshjen me…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 4, 2020 | 11:58

Gafa e Barcelonës, fanellës së katalanasve i del boja. Duhet të dilte në treg për ndeshjen me…

Fanella e re e Barcelonës do të duhet të dilte në treg për ndeshjen kundër Espanjolit, por kompania që e ka prodhuar atë bashkë me drejtuesit e klubit kanë vendosur që ta shtyjnë këtë datë.eq65qm7xuaaeknj

Fanella e re e katalanasve kishte probleme në momentin që bëhej me ujë apo me djersë duke e humbur ngjyrën vjollcë. Kjo gjë bëri që kompania të tërhiqte të gjitha ato që kishte prodhuar për t’i shitur me një çmim më të lirë.

Shitja e fanellave është në nga mënyrat më të mira për të mbushur arkat e klubit dhe në këtë kohë pandemie, skuadra e Barcelonës bën një tjetër gafë që do ta vonojë dhe do të sjellë pasoja të tjera.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"