“Gabova kur mendova se Milani ishte në rrugën e duhur”, Kostakurta: Shihja drejtuesit dhe vija re …

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 1, 2020 | 15:39

“Gabova kur mendova se Milani ishte në rrugën e duhur”, Kostakurta: Shihja drejtuesit dhe vija re …

Alesandro Kostakurta ka kaluar të gjithë karrierën e tij si futbollist me Milanin, por pasi vari këpucët në gozhdë, ka ruajtur gjithmonë një farë distance me klubin, duke marrë pjesë vetëm në ndonjë miqësore bamirësie. Aktualisht në rolin e opinonistit, ish-mbrojtësi ka komentuar situatën e Milanit, duke deklaruar se:

Kostakurta

“Në fillim të sezonit më dukej se më në fund klubi kishte gjetur rrugën e duhur për të ndjekur. Shihja drejtuesit dhe vija re një farë mirëkuptimi mes 4-5 prej tyre, më dukeshin në një mendje për shumë aspekte.

Ja që vendimet merreshin ndryshe, e sipas meje kishte shumë zëra kur duhej vendosur për gjëra të mëdha. Nuk e di çfarë do të ndodhë, por situatat e një klubi ndërlikohen nëse çdo vite mundohen të nisin gjithçka nga e para.”

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"