“Gabon kush flet për gjë tjetër veç mbijetesës për Kukësin”, Hallaçi është i prerë: Nuk më erdhi mirë që pashë shumë tifozë shijakas

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 22, 2023 | 15:45

“Gabon kush flet për gjë tjetër veç mbijetesës për Kukësin”, Hallaçi është i prerë: Nuk më erdhi mirë që pashë shumë tifozë shijakas

Rraman Hallaçi mendon se te Kukësi duhet të kenë në mendje vetëm një gjë: mbijetesën. Trajneri i kuksianëve theksoi pas humbjes me Erzenin në shtëpi se skuadra po gabonte ndaj ishte në këtë situatë që tashmë bënte të qartë se verilindorët ishin kandidatë për të rënë nga kategoria.

hallaci

“Sigurisht në vështirësi kemi qenë dhe vazhdojmë të jemi, nuk dua të justifikoj asgjë. Kundërshtari e meritoi, e mori fitoren me meritë. Në futboll duhet kujdes, kishim momentet tona, kishim rast me Haxhiun, 11-metërshi, të ishin shfrytëzuar mund të ishte ndryshe. Nuk mund të them se nuk luftuam e vrapuam, edhe kundërshtari. Ishte ndeshje e barabartë, por u treguan më dinakë ne momente deçizive, shfrytëzuan situatat dhe morën fitoren. Ne u munduam të bënim diçka me zëvendësime, por situata u rëndua me kalimin e kohës. Duhet të pranojmë situatën që jemi, duhet të gjejmë forca që të shpëtojmë skuadrën e Kukësit.

Nuk them se ramë psikologjikisht se ndeshja ishte e hapur pas penalltisë. Mund të shënonim por ndodhi. Nuk po zgjidhim dot situatat për spondën e fundit për të shkuar te porta. U munduam nga krahët por jo shumë të qartë, duhet të shohim gjërat me kujdes se situata sa vjen e vështirësohet. Por asnjëherë të dorëzohemi se duhet të gjejmë forcat për të shpëtuar skuadrën e Kukësit. Nuk do të dëgjojmë diçka tjetër para mikrofonëve, se do të ishte gabim. Në këtë sezon, në mendjen time, duhet të gjejmë forca të shpëtojmë skuadrën e Kukësit. Nëse dikush flet për gjëra të tjera, është gabim.

Janë lojtarë me eksperiencë, nuk mendoj se nuk e mbajnë presionin. Ne vuajmë për të shënuar para portës, edhe me Apoloninë kishim vështirësi për të shënuar gol. Jo më kot kishim folur që është e patolerueshme që Apolonia të na vërë në vështirësi. Ne kemi objektiva të tjera, është e vështirë ta pranonim që me Apoloninë. Por nuk mund të them që skuadra nuk luajti, por vendosen ato episode, raste që i shfrytëzoi shumë mirë kundërshtari.

Ne duhet të vazhdojmë të synojmë të korrigjojmë gabimet, unë i kam të qarta, edhe para se të vija këtu, edhe në vazhdimësi kam parë që ka pasur disa gjëra që duhen rregulluar patjetër. Nuk dua të përmend asnjë lojtar se nuk është në natyrën time, por disa gjëra duhen rregulluar patjetër. Nëse nuk i rregullojmë, është vështirësi më e madhe. Kam folur me skuadrën dhe nëse nuk rregullojmë situatën në mbrojtje, është problemi më i madh, gabimet po përsëriten. Kam besim me disa lojtarë që kanë ardhur, do i bashkohen skuadrës, do të korrigjojmë gabimet. Nëse do të korrigjohen, situata do të ndryshojë patjetër.

Ne besoj se e kemi mbyllur edhe me dy lojtarë të tjerë në merkato, në krahë por edhe si qendërsulmues apo pas sulmuesit. Mendoj se kemi mbyllur tanimë merkaton, janë vetëm procedurat dhe nuk do të marrim më lojtarë të tjerë se nuk mund të marirm10 lojtarë në këtë moment.

Nuk më erdhi mirë që pashë shumë tifozë të Shijakut dhe jo shumë kuksianë. Gjej rastin të falënderoj ata që ishin, por në vështirësi duhet më shumë mbështetje se në futboll kalon situata të mira e të vështira”, tha Hallaçi për “Oversport” pas sfidës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"