Gaboi penalltinë vendimtare në finalen e Ligës së Europës, Ramsej i kushton para edhe…Juves

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 20, 2022 | 17:07

Gaboi penalltinë vendimtare në finalen e Ligës së Europës, Ramsej i kushton para edhe…Juves

Duke ditur eksperiencën e tij të madhe në arenën e futbollit ndërkombëtar, Aron Ramsej mund të pritej që të ishte njeriu më gjakftohtë, ai që ndoshta mund të kishte shënuar penalltinë që do të mund t’i kishte sjellë trofeun Gllazgou Rejnxhërsave, por në fund rezultoi totalisht e kundërta.

64564

Mesfushori uellsian bëri gabimin fatal dhe ia dhuroi në një pjatë floriri trofeun e Ligës së Europës rivalëve gjermane, por mbi të gjitha firmosi edhe mundësinë e fundit që kishte për t’u konfirmuar në radhët e klubit skocez. Madje, kur kanë parë Ramsejn që të gabonte lotatinë e 11-metërshave shumë të shqetësuar dhe nervozë do të jenë bërë edhe në Torino.

Kjo, për arsyen se Juventusi shpresonte që Ramsej të shndërrohej në një hero me Rejnxhërsat dhe pse jo të mund të kishim pasur ta shisnin aty. Ndërkohë që tani do i duhet të ripresin në Torino 31-vjeçarin, i cili ka edhe një tjetër vit kontratë me Juven, e cila i kushton xhepave të presidentit Andrea Anjeli jo pak, por plot 14 milionë euro mes rrogës (7 milionë euro neto, plus 2 milionë bonuse) dhe taksave.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"