“Gabimin ndaj Albpetrolit e shlyejmë ndaj Shkumbinit”, portieri Sinani: AF Luftëtari do të jetë mes më të mirëve të futbollit shqiptar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 11, 2022 | 20:06

“Gabimin ndaj Albpetrolit e shlyejmë ndaj Shkumbinit”, portieri Sinani: AF Luftëtari do të jetë mes më të mirëve të futbollit shqiptar

AF Luftëtari do të kërkojë rikthimin te fitorja, pikërisht të dielën në Peqin ndaj Shkumbinit. Barazimi 2-2 ndaj Albpetrolit në Gjirokastër ka prishur serinë e fitoreve radhazi të bluzinjve, të cilët po kalonin një moment të shkëlqyer, duke qenë pranë kreut.

FATOS SINANI 1

Megjithatë, ndeshja e fundit është hedhur pas krahëve tashmë dhe në kampin gjirokastrit besojnë se në sfidën e fundit para pauzës së kampionatit do të marrin tri pikë. I këtij mendimi është edhe portieri nga Prishtina, Fatos Sinani, i cili luan sezonin e tij të parë me Luftëtarin.

“Nuk ishim në ditën tonë më të mirë në përballjen me Albpetrolin. Na rrëmbeu euforia e katër ndeshjeve radhazi me fitore. Megjithatë, nuk duhet të demoralizohemi. Ne funksionojmë si grup dhe të gjithë kemi një objektiv: të çojmë AF Luftëtarin aty ku i takon, mes më të mirëve të futbollit shqiptar. Kur firmosa për ekipin gjirokastrit ndjeva emocion dhe kënaqësi. Tashmë na pret transferta e vështirë me Shkumbinin, ku tri pikët i kemi detyrim”, ka thënë Sinani për “Panorama Sport”.

TOMOR SHEHU-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"