Gabimi i Strakoshës, legjenda e Interit ia kalon përgjegjësinë Sarrit: Unë e mendoj si Alegri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 17, 2021 | 23:53

Gabimi i Strakoshës, legjenda e Interit ia kalon përgjegjësinë Sarrit: Unë e mendoj si Alegri

Gabimi i Thomas Strakoshës në ndeshjen e Lacios ndaj Gallatasarajit ka qenë një nga temat kryesore të diskutimit gjatë ditës së djeshme. E ndërsa tifozët kanë kryqëzuar portierin, shokët e skuadrës i kanë dalë në mbrojtje duke e cilësuar diçka që ndodh, ndërsa një nga emrat legjendarë të futbollit italian, Xhuzepe Bergomi, mendon se përgjegjësinë në këtë rast e ka pak trajneri Mauricio Sarri.

strakosha

Sipas ish-mbrojtësit të Interit, tekniku duhet të zgjedhë kush është portier i parë dhe i dytë mes Strakoshës dhe Reinës e t’i qëndrojë këtij vendimi, pasi dualizmi po dëmton lojtarët dhe u jep pasiguri, si në rastin e portierit shqiptar.

“Unë kam parë një Lacio të shqetësuar. Te goli i pësuar Lazari ishte i vetëm, kishte mungesë komunikimi që solli pësimin e golit. Gabimi i Strakoshës? Janë gjëra që ndodhin në fushë. Por tani mendoj se Sarri duhet të vendosë, ai apo Reina. Ndodh që ka një portier të dytë të fortë i cili stimulon të parin, por unë e mendoj njëlloj si Alegri. Duhet zgjedhur një portier dhe të besohet te ai”, tha Bergomi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"