Gabimet që nxorën nga gara e titullit kampion Partizanin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 18, 2017 | 10:43

Gabimet që nxorën nga gara e titullit kampion Partizanin

Kur kanë mbetur edhe dy ndeshje për t’u luajtur, Partizani është katër pikë larg vendit të parë dhe shanset për të fituar titullin kampion janë të vogla. Të kuqtë kanë arritur të fitojnë dy ndeshje direkte ndaj Skënderbeut, por kanë gabuar tri herë ndaj Vllaznisë.

Lojtaret e Partizanit

Në nëntë javët e fazës së parë, të kuqtë kanë marrë pesë barazime dhe vetëm katër fitore, duke mos shfrytëzuar dot nisjen jo të mirë të rivalëve. Por, faza e dytë ka qenë edhe më dramatike për kryeqytetasit, përveç katër barazimeve, kanë marrë edhe një humbje e ndaj Flamurtarit duke iu larguar fundit.

Duhet thënë se në këto momente skuadra drejtohej nga italiani Adolfo Sormani, i cili u shkarkua dhe vendin e tij e zuri Sulejman Starova. Në fazën e tretë vjen edhe kthesa e rezultateve.

Sormani vs Kukesi

Partizani siguron dy barazime dhe një humbje. Ata mposhten nga Luftëtari dhe barazojnë pa gola me Teutën e Kukësin. Por, ajo që ka shuar shpresat e të kuqve për titull ishte faza e katërt. Barazimet me Vllazninë, Kukësin, Laçin e Partizanin bënë që të kuqtë të zhvendosen në vendin e tretë.

SKUADRA

Partizani do të luajë ndeshjen e fundit në këtë sezon futbollistik në shtëpi ndaj Korabit, të dielën, në orën 17:30. Dje të kuqtë kanë vazhduar përgatitjet dhe grupi ka qenë pothuajse i plotë.

partizani kukesi

Në stërvitje ka munguar Mentor Mazrekaj, i cili vazhdon të jetë në fazë rikuperimi. Nuk dihet nëse ai do të jetë në fushë në sfidën e fundit në transfertë me Skënderbeun.

Ndërkohë që për takimin me dibranët, për trajnerin Starova, do të rikthehet nga pezullimi Idriz Batha, por do të mungojë për shkaqe kartonësh qendërmbrojtësi Renato Malota. Pjesa tjetër e skuadrës është e plotë, në një ndeshje, e cila konsiderohet mjaft e lehtë për të kuqtë

REZULTATET QË NDALËN TË KUQTË FAZA E PARË

Partizani – Vllaznia 0-0

Partizani – Tirana 0-0

Kukësi – Partizani 1-0

Partizani – Skënderbeu 0-0

FAZA E DYTË

Luftëtari – Partizani 1-1

Vllaznia – Partizani 1-1

Tirana – Partizani 0-0

Partizani – Kukësi 0-0

Flamurtari – Partizani 1-0

FAZA E TRETË

Luftëtari – Partizani 2-0

Teuta – Partizani 0-0

Kukësi – Partizani 0-0

FAZA E KATËRT

Vllaznia – Partizani 1-1

Partizani – Kukësi 1-1

Partizani – Laçi 0-0

Flamurtari – Partizani 1-1

ARMAND HALILI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"