Gabimet nuk kanë fund as në javën e 25-të të Superiores, arbitrat janë për… “burg”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 16, 2018 | 19:29

Gabimet nuk kanë fund as në javën e 25-të të Superiores, arbitrat janë për… “burg”

Arbitrat nuk u kanë shpëtuar gabimeve edhe në javën e 25-të të Kategorisë Superiore. Penallti të padhëna dhe gola të anuluar me pa të drejtë kanë bërë që akuzat në drejtim të gjyqtarëve të shtohen edhe më shumë.

flamurtarikamza

Flamurtari – Kamza 2-2 Gjyqtarë: E.Jorgji, E.Ganxhi, A.Mahmuti –

Në minutën e 27-të, pas një krosimi nga e majta në zonë, Musta në duel me Raçiçin prek topin me dorë. Anësori Ganxhi sinjalizon kryesorin Jorgji dhe ky i fundit jep 11- metërsh. Vërtet kemi të bëjmë me një prekje të pavullnetshme, pasi dora është në pozicion natyral dhe Musta është me shpinë dhe nuk e prek topin me qëllim, por arbitri ka vepruar drejt.

– Në minutën e 28-të, ka ndërhyrje horror me të dyja këmbët e Xhufos në mesfushë kundër Ymerajt. Jorgji e fal, duke i dhënë vetëm të verdhë. -Në minutën e 74-t, Raçiç tenton të driblojë Bicajn dhe ky i fundit e pengon në afërsi të zonës. Jorgji e ndëshkon me të verdhë, ndërsa më parë kishte marrë një të tillë pas zënkës me Zguron. Vendim i drejtë i kryesorit.

-Në minutën e 81-të, Musta kroson në zonë, Zguro tërheq nga bluza Kamaranë, ndërsa Jorgji akordon penallti pas sinjalizimit të anësorit Ganxhi. Por, kemi të bëjmë me pozicion jashtë loje të Kamarasë dhe anësori nuk e sheh. Këtu gabon edhe Jorgji, pasi nuk ndëshkon me të verdhë Zguron. Nëse e ndëshkonte, lojtari i Kamzës do dilte me të kuq pas dy të verdhëve.

-Në minutën e 88-të, Alvesh driblon Çukoviçin në fundore dhe ky i fundit e prek topin me dorë. Gjyqtari vijon lojën, por gabon, pasi kemi të bëjmë me penallti të mohuar për Flamurtarin.

– Në minutën e 90-të Siljanovski godet me takë në anësore Fukuin, në një ndë- rhyrje horror, që është në limitet e të kuqit. Jorgji i jep vetëm të verdhë.

skende teuta

Teuta – Skënderbeu 1-1 Gjyqtarë: A.Beqiri, E.Barushi, R.Dobruna

-Në minutën e 57-të të takimit, Aliti bën një ndërhyrje të rëndë ndaj sulmuesit të Teutës, Latif, dhe kryesori i takimit më të drejtë akordon goditje dënimi në favor të durrsakëve, por kursen kartonin e verdhë për lojtarin e Skënderbeut.

-Momenti i penalltisë së akorduar në favor të Teutës në minutën e 47-të të ndeshjes është momenti më i diskutueshëm i takimit. Kjo për faktin se Vangjeli e ka ruajtur kundërshtarin dhe nuk i ka ndërhyrë, ndërsa ky i fundit është rrezuar pa pasur një kontakt dhe një gjë e tillë vërtetohet në pamjet filmike. Çka do të thotë se vendimi i kryesorit për të akorduar penallti në favor të Teutës është i gabuar.

-Në minutën e 68-të të takimit, Vangjeli kroson për Souenë në zonë, i cili me kokë gjuan dhe Moçka arrin të presë në rënie e sipër. Lojtarët e Skënderbeut pretendojnë se topi ka kaluar vijën fatale, por në pamjet filmike duke qartë se është trupi i “gardianit” durrsak është mbi vijën fatale dhe topi para tij. Pra, vendimi për të vazhduar lojën i kryesorit ishte i drejtë.

luftetari kukesi

Luftëtari – Kukësi 2-1 Gjyqtarë: J.Xhaja, R.Avdo, G.Qirici

-Në minutën e 43-të, Abazaj në zonë shmang mirë Rrumbullakun që, në mënyrë të dukshme, e pengon me duar duke e rrëzuar në fushë. Nga pamjet filmike duket se kemi të bëjmë me një 11-metërsh të pastër, por Xhaja, edhe pse është pranë aksionit, nuk e akordon duke vepruar gabimisht.

-Moment i diskutueshëm është edhe ai i minutës së 60- të, kur Abazaj në hyrje të zonës rrëzohet pas një kontakti me një mbrojtës mik. Megjithatë, edhe nga pamjet duket e vështirë për ta përcaktuar nëse kemi të bëjmë me penallti apo jo.

-Në minutën e 77-të, Abazaj arrin të futet në zonë, por rrë- zohet nga një prej mbrojtësve miq. Dyshimi ishte në rast se aksioni kishte nisur brenda apo jashtë zonë, por në pamjet filmike duket qartë se kemi të bëjnë me një penallti të mohuar për Luftëtarin.

Lushnja55

Lushnja – Laçi 1-3 Gjyqtarë: O.Ferhataj, E.Pashaj, M.Dervishi

-Në minutën e 12-të të takimit, Rexhinaldo jep një asist për Uzunin, i cili, përballë portierit Spaho, tregohet i saktë dhe arrin të shënojë. Megjithatë, goli është i parregullt, pasi aksioni është ndërprerë para se topi të shkonte në rrjetë, pasi kryesori Pashaji ka akorduar për pozicion jashtë loje. Në këtë rast anësori ka gabuar, pasi në bazë të pamjeve filmike, Uzuni i Laçit ka qenë në pozicion të rregullt.

vllazniapartizani

Vllaznia – Partizani 0-0 Gjyqtarë: K.kola, R.Çokaj, D.Myftaraj / pas porte: B.Ziri, O.Sokoli

Në këtë ndeshje nuk ka pasur raste flagrante për moviolë, që mund të kenë ndikuar në rezultatin e takimit. Kryesori Kola ka lejuar lojën e ashpër dhe në disa raste duhej të kishte nxjerrë nga xhepi edhe kartonin e verdhë, gjë të cilën nuk e bëri.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"