Gabimet në dëm të Romës, arbitri slloven i pranon i zhgënjyer pas ndeshjes

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 3, 2018 | 23:42

Gabimet në dëm të Romës, arbitri slloven i pranon i zhgënjyer pas ndeshjes

Protestat pas ndeshjes Roma-Liverpul ndaj arbitrit slloven, Damir Skomina, kanë qenë të ashpra nga drejtues, lojtarë apo edhe tifozë italianë, për vendimet e tij, që mund të çonin në një tjetër rjedhë ndeshjen.

Damir-Skomina-699933

Ka qenë vetë arbitri slloven, që ka riparë disa herë rastet e diskutueshme, dhe nuk e ka fshehur keqardhjen për gabimet në vendime, raportojnë njerëz nga ambientet e brendshme të stadiumit “Olimpico”.

Arbitri i ka kuptuar gabimet e tij, duke i shfaqur edhe nëpërmjet shprehisë së fytyrës, vetëm pasi i ka parë të përsëritura në ekran pas ndeshjes, pasi gjatë saj, nuk ka pasur shumë protesta nga lojtarët.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"