Gabime foshnjarake në sfidën Bylis-Pogradeci, tifozët akuzojnë për baste

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 28, 2017 | 10:09

Gabime foshnjarake në sfidën Bylis-Pogradeci, tifozët akuzojnë për baste

Bylisi ndalet sërish dhe i bën “dhurata” Pogradecit. Ballshiotët bëjnë një tjetër hap të gabuar. Por, takimi i djeshëm i ngjante më shumë një “teatri” të shpalosur nga të dy ekipet, sesa një ndeshje të vërtetë.

Bylis

Një takim që ka prodhuar gjashtë gola, gabime foshnjarake dhe në fund një gol të çuditshëm të miqve, në një kohë që mbrojtja vendëse ishte shumë e hapur. Në gjashtë ndeshje deri tani, Bylisi ka fituar tri dhe ka barazuar po aq. Një rezultat që i shkon më shumë për shtat Tiranës. Ndërsa Bylisi duket i dorëzuar sa i përket luftës për vendin e parë.

Pj2

Tifozët, akuza për baste

Tifo-grupi i Bylisit, “Bylinet” ka vendosur të bojkotojë skuadrën, në një kohë që akuzojnë për baste pas takimit të djeshëm. “Denoncojmë seriozisht, bazuar në fakte, se filluan dallaveret. Pak si herët. Më mirë të rivalizonim dhe të tentonim ngjitjen se sa t’i dorë- zoheshim basteve. Iu dorëzuan Dukës dhe duke i dhënë votën, po i çojnë ndeshjet të premteve që të jenë ‘live’.

Bylinet

Deri tani kemi siguruar 7 skedina të luajtura vetëm me gola se rezultati nuk ka rëndësi. Se këta jo vetëm që e luajnë, po hapen edhe b… duke shpërndarë bastet e luajtura. Shumë keq! Bojkotoni stadiumin, mos u bëni pjesë e këtyre veprimeve”, shkruhej në reagimin e djeshëm të tifo-grupit në “Facebook”.

Bylinet

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"