“Gabim për të cilin Interi do të pendohet për 20 vite”, media prestigjioze lavdëron talentin e Shqipërisë: Është ‘Bonuçi’ i ri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 17, 2021 | 23:54

“Gabim për të cilin Interi do të pendohet për 20 vite”, media prestigjioze lavdëron talentin e Shqipërisë: Është ‘Bonuçi’ i ri

Media prestigjioze e futbollit spanjoll dhe europian “AS” ka folur me superlativa për mbrojtësin e talentuar të Shqipërisë Ramen Çepele. Në një artikull të publikuar në 24 orët e fundit, media iberike shkruan se Interi ka bërë një gabim që mund ta bëjë të pendohet për 20 vite duke mos i besuar qendërmbrojtësit 17-vjeçar, i cili është pjesë e Hanover 96-ës.
cepele
Ai vlerësohet për faktin e veçantë se është një qendërmbrojtës i pazakontë që luan me këmbën e majtë.

Artikulli i “AS” për Ramen Çepelen

Gabimi i Interit për të cilin mund pendohet për 20 vite: Ai është Bonuçi i ri, qendërmbrojtësi i së ardhmes

Ky është Ramen Çepele, qendërmbrojtësi mëngjarash 17-vjeçar që tashmë ka bërë debutimin me ekipin e parë të Shqipërisë. Ai la Italinë për të nënshkruar me Hanover 96.
Ramen_Cepele_inter
Në tregun botëror mungojnë qendërmbrojtësit e mirë, dhe akoma më rrallë janë ata që luajnë me këmbën e majtë. Nuk shpjegohet se si Interi lejoi Ramen Çepelen t’i largohej. Zikaltërit nuk pranuan të rinovonin me lojtarin e tyre, bile as nuk pranuan ndonjë ofertë nga një klub i madh italian duke lejuar që mbrojtësi të firmosë në Gjermani me Hanoverin.

Edhe pse ka lindur në Itali dhe ëshë aktivizuar me ekipet kombëtare të moshave, Ramen ka zgjedhur të luajë për Shqipërinë, i tërhequr nga premtimi për të debutuar me kuqezinjtë. Ai luajti ndeshjen e parë ndërkombëtare në miqësoren ndaj Kosovës duke shfaqur nivel të lartë. I gjatë 1.90 m, inteligjent dhe i aftë në pozicionim, ai di të gjuajë dhe goditjet e dënimit.

Shikojeni njërin prej mbrojtësve të së ardhmes!

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"