Fyerjet dhe racizmi i lojtarëve dhe tifozëve serbë në ndeshjen me Zvicrën, FIFA hap zyrtarisht hetim

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 5, 2022 | 17:36

Fyerjet dhe racizmi i lojtarëve dhe tifozëve serbë në ndeshjen me Zvicrën, FIFA hap zyrtarisht hetim

Humbja përballë Zvicrës do t’i kushtojë dyfish Serbisë, pasi kjo e fundit tashëm rrezikon seriozisht edhe një masë disiplinore të rëndë nga FIFA. Organizata ndërkombëtare ka hapur zyrtarisht hetim rreth incidenteve që ndodhën në tribuna dhe në fushën e lojës gjatë sfidës të së premtes në Katar 2022.

serbi zvicer

FIFA kishte hapur hetim për flamurin e shpalosur në dhomat e zhveshjeve para sfidës me Brazilin e tashmë mund të përballet me masa edhe më të ashpra disiplinore për sjelljen e lojtarëve dhe stafit.

“Komisioni Disiplinor i FIFA-s ka nisur procedimet kundër Federatës së Futbollit të Serbisë si pasojë e shkeljeve potenciale të neneve 12 (sjellje e parregullt e lojtarëve dhe zyrtarëve), 13 (diskriminim) dhe 16 (rregulli dhe siguria gjatë ndeshjes) të kodit disiplinor të FIFA-s në lidhje me incidentet e ndodhura gjatë ndeshjes së Kupës së Botës Serbi-Zvicër që u zhvillua më 2 dhjetor”, shkruhej në një komunikatë të FIFA-s.

Ngjarjet e turpshme në tribuna përfshinin edhe thirrje diskriminuese e raciste ndaj shqiptarëve nga tifozët serbë, aq sa para fundit të ndeshjes, spikeri i stadiumit kërkoi që të ndërpriteshin “këngë dhe sjellje diskriminuese”.

Sipas informacioneve të deritanishme, nuk ka asnjë hetim të hapur për Federatën Zvicerane apo për Granit Xhakën, pavarësisht kërkesave nga pala serbe që ai të ndëshkohej për sjelljen e tij.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"