Fyerje raciste ndaj lojtarit kundërshtar, gati penalizimi për klubin spanjoll

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 27, 2020 | 18:53

Fyerje raciste ndaj lojtarit kundërshtar, gati penalizimi për klubin spanjoll

Liga e Futbollit Spanjoll po planifikon mbylljen e disa sektorëve të stadiumit të Espanjolit.

hi-res-f57d7f8a2b1947e8d1012a844d821371_crop_north
Klubi katalanas pritet të penalizohet për shkak të fyerjeve raciste ndaj lojtarit të Atletik Bilbaos Inaki Uilliams midis katalanasve dhe baskëve. Ultrasit e Espanjolit imitonin të bërtiturat e majmunit kur Uilliams po zëvendësohej. I acaruar nga fyerjet e tifozëve të Espanjolit, ai u kthye dhe i shau.

Jashtë vëmendjes nuk do të mbetet as përlasjet e dhunshme në rrugë midis ultrasve të Valencias dhe Barcelonës, të cilët shkaktuar trazira në rrugët e Valencias.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"