FUTSALL/ Shqipëria krijon shumë, por nuk arrin të shënojë. Kroacia triumfon me “tris” (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 7, 2021 | 20:37

FUTSALL/ Shqipëria krijon shumë, por nuk arrin të shënojë. Kroacia triumfon me “tris” (VIDEO)

Shqipëria është mposhtur nga Kroacia në ndeshjen e vlefshme për eliminatoret e Europianit.

bandicam 2021-04-07 20-27-33-890

Kuqezinjtë e drejtuar nga Erind Resuli zhvilluan një ndeshje të mirë, duke krijuar disa raste për shënim, por u treguan të pasaktë përpara portës.

Ndërkohë nga ana tjetër, Kroacia i shfrytëzoi në mënyrë të përkryer rastet që iu dhanë, duke shënuar 3 herë. Fillimisht ishte Marinoviç, i cili shënoi në pjesën e parë, ndërsa në pjesën e dytë shënuan Periç dhe Sekuliç, për të fiksuar shifrat në 3-0.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"