Futet nga stoli, lojtari kinez zëvendësohet sërish pas… 230 sekondash

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 14, 2018 | 18:38

Futet nga stoli, lojtari kinez zëvendësohet sërish pas… 230 sekondash

Një episod i çuditshëm ka ndodhur në kampionatin kinez të futbollit, ku futbollisti 19-vjeçar Liu Ruofan, mori vëmendjen e shumë mediave botërore. Trajneri i tij te skuadra Shangai Shenhua, Vu Jigue, e hodhi në fushë si zëvendësues, në minutën e 84-t të takimit.

ruofan

Por, çudia qëndron se ishte po trajneri që e riktheu në stol, pas 230 sekondash në fushë. Në minutën e 87-të, 19-vjeçari la sërish fushën e lojës, pa pasur mundësinë të tregojë asgjë,

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"