“Luajmë vetëm për fitore, luftën e kemi me veten”, Memelli i lumtur: Pjesën e parë kishim probleme, në të dytën ndryshuam…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 4, 2021 | 18:13

“Luajmë vetëm për fitore, luftën e kemi me veten”, Memelli i lumtur: Pjesën e parë kishim probleme, në të dytën ndryshuam…

Trajneri i Skënderbeut, Migen Memelli është shfaqur shumë i lumtur pas ndeshjes së fituar me Kukësin. Për mikrofonat e “Supersport”, Memelli ka thënë se skuadra e tij nuk duhet të shikojë rivalët, por vetëm ndeshjet e saj.

bandicam 2021-04-04 18-05-42-862

“Ne gjërat i kemi me veten. Sigurisht që i shikojmë ndeshjet hap pas hapi. Nga kjo ndeshje kërkonim të merrnim më të mirën. Pjesa e parë nuk ishte e mirë. Problemi ishin hapësirat mes linjat,  të cilat i rregulluam në pjesën e dytë. Kukësi kishte më shumë topin, por në kishim më shumë raste.

Skema 3-5-2? Kjo është një mënyrë loje, ku çdo trajner duhet ta bazojnë lojën sipas lojtarëve. Ne përpara i kemi lojtarët më të mirë dhe më të shpejtë, ku format na përshtatet më shumë. Një punë shumë të madhe e kanë edhe lojtarët e mesfushës. Nëse ata i kemi në formë të mirë, gjithçka shkon si duhet. Ne gabuam me Meksin në pjesën e parë që e vendosëm para mbrojtjes. Në pjesën e dytë, e ndryshuam këtë. Kjo fitore vlen 6 pikë, sot kishim 4 mungesa shumë të rëndësishme. Gjithsesi jam shumë i kënaqur me lojtarët.

Stadiumi? Skuadra e vuan presionin e ndeshjeve brenda, por ajo që ka më shumë rëndësi është terreni. Në një terren të mirë skuadra bën mirë. Në Korçë terreni ka qenë jo shumë i mirë, nga dëbora dhe koha.

Nuk janë të rastësishme këto fitore. Disniveli i lojtarëve është i madh, por unë kudo ku kam qenë jam bazuar te forca e grupit. Nëse kam skuadrën me vete dhe luajnë për njëri-tjetrin, atëherë vijnë rezultatet. Këto nuk vijën, nëse një trajner bazohet te aftësitë individuale te një lojtari.

Raporti me skuadrat që kemi të njëjtin nivel, në ato ndeshje duhet fitorja me çdo kusht, me skuadrat si Partizani, Kukësi dhe Tirana, mundohemi të tregohemi më të kujdesshëm. Ne mundohemi të bëjmë një lojë ndryshe, nga ato që bëjmë me skuadrat e nivelit tonë. Ne futemi gjithmonë në fushë për të fituar.

Mbijetesa? Ne nuk mund të parashikojmë të ardhmen. Unë kërkoj nga skuadra, që të marrim maksimumin javës që kemi përballë. Unë mundohem ta ruaj skuadrën, me çdo gjë. Përtej kësaj, jam i kujdesshëm dhe i them lojtarëve që të marrim maksimumin dhe të mos shikojmë kundërshtarët. Nëse ne bëjmë mirë vetë, atëherë jam i bindur që gjithçka do të arrihet.”, tha Memelli.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"