Futbollit shqiptar i duhet urgjentisht një paketë ndihme, shikoni çfarë bëjnë fqinjët tanë në këto kohë pandemie

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga bota e sportit

Postuar: Prill 4, 2020 | 0:11


Futbollit shqiptar i duhet urgjentisht një paketë ndihme, shikoni çfarë bëjnë fqinjët tanë në këto kohë pandemie

Federata Shqiptare e Futbollit i ka kërkuar Këshillit të Ministrave që të akordojë një paketë financiare bazë për të garantuar mbijetesën e futbollistëve, trainerve, stafeve teknike, trainerëve të shkollave të futbollit. 

duka-rama

Këto kategori brenda sektorit të futbollit, janë vulnerabël dhe janë ndikuar nga ndalimi i të gjitha aktiviteteve futbollistike në vend. Futbollistët dhe stafet teknike, si dhe shkollat e futbollit, së bashku me familjet e tyre, bazohen në të ardhurat që vijnë nga angazhimi i tyre në sektorin e fubollit.

Ja se si vendet e rajonit të Ballkanit kanë reaguar duke e përfshirë sportin si një prej sektorëve të rëndësishëm të shoqëritë e tyre:

Kosova
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ofron 5 milionë euro si pako emergjente ku përfiton edhe sporti dhe futbolli nw veçanti.
http://ffk-kosova.com/kumtese-e-ffk-se/

Maqedonia e Veriut
Qeveria ka bërë të qartë se do të sigurojë pagën minimale në shumën 14,500 denarë (afërsisht 235 euro) për muajt prill dhe maj për të gjithë sportistët e punësuar në shoqatat sportive.
https://finance.gov.mk/en/node/8639

Bullgaria
Lista e sektorëve të prekur direkt nga gjendja e jashtëzakonshme dhe që do të mbështeten në një masë 60 në 40 janë: tregtia me pakicë, duke përjashtuar tregtinë me automjete dhe motoçikleta, transporti tokësor, transporti ajror i pasagjerëve, hotelet, restorantet dhe baret, institucionet e pirjes, kinematë, aktivitetet e operatorëve turistikë dhe turistikë, organizimin e kongreseve dhe shfaqjeve tregtare, edukimi parashkollor që përfshin kryesisht sektorin privat të kopshteve, aktivitetet artistike dhe krijuese, sportin dhe aktivitete të tjera.
https://m.novinite.com/view_news.php?id=203903

Serbia
Qeveria serbe ka publikuar një plan të përgjithshëm masash ku nuk përjashton asnjë nga sektorët. Ndër masat e tjera, ka përfshirë edhe pagesa direkte për çdo qytetar mbi 18 vjeç për një periudhë të caktuar, nga ku përfitojnë edhe ata që merren me sport.
https://www.serbianmonitor.com/en/eur-51-billion-to-support-serbian-economy/

Mal i Zi
Qeveria e Malit të Zi ka formuar një grup pune për të përgatitur propozime për një paketë të re të masave për të mbështetur ekonominë malazeze, sipërmarrësit dhe qytetarët për shkak të pandemisë. Pritet që propozimet të formulohen brenda 5-7 ditëve dhe të diskutohen para se të miratohen.
http://www.gov.me/en/News/223436/PM-Markovic-forms-working-group-to-develop-plan-of-measures-to-support-economy-entrepreneurs-and-citizens-to-address-impact-of-c.html

PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com