Futbollisti titullar trondit Liverpulin, rrezikon të humbasë sezonin dhe Europianin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 25, 2021 | 11:00

Futbollisti titullar trondit Liverpulin, rrezikon të humbasë sezonin dhe Europianin

Xhordan Henderson rrezikon të mungojë deri në 3 muaj pas dëmtimit muskulor që pësoi në ijë gjatë humbjes në derbin me Evertonin fundjavën e shkuar. Nëse kapiteni do t’i nënshtrohet operacionit, kjo do t’i jepte fund sezonit të tij, por do të vendoste në dyshim edhe pjesëmarrjen e tij në Europian, sipas “The Sun”.

henderson-injury-scaled-e1614119358190-1024x679

Mesfushori, i cili në ndeshjet e fundit është aktivizuar në qendër të mbrojtjes për shkak të emergjencës së dëmtimeve, la fushën pas 30 minutash pas një faulli të Dukuresë. 30-vjeçari iu nënshtrua skanerit ditën e hënë dhe tani po pret në ankth përgjigjen, e cila në rastin më të keq do ta linte atë për 12 javë larg fushës.

Ky është një tjetër lajm i rëndë për Jyrgen Klopin, i cili ka të dëmtuar rëndë, Van Dajkun, Xho Gomezin dhe Xhoel Matipin, të cilët nuk pritet të luajnë më këtë sezon. Por, edhe Henderson dhe Fabinjo, të cilët i kanë zëvendësuar në zemër të prapavijës, janë të dëmtuar. Nëse Henderson nuk do t’i shpëtojë operacionit, atëherë ai tremb edhe trajnerin e kombëtares angleze, Garet Sauthgejt, sepse do jetë shumë e vështirë që të jetë gati për Europianin, i cili për “Tre Luanët” nis më 13 qershor.

RIKTHIMET – Por, Klop ka marrë dy lajme pozitive në këtë sezon të vështirë. E para është rikthimi në stërvitje me shokët e skuadrës i Diogo Zhotës, sulmuesit portugez, i cili dëmtoi ligamentet e gjurit 11 javë më parë kundër Midtjylandit. Klop mund ta grumbullojë që në ndeshjen e kësaj fundjave kundër Shefilld Junajtidit.

P2021-02-20-Liverpool_Everton-71

Por, objektivi më realist është që të jetë gati për ndeshjen pasardhëse kundër Çelsit në “Anfield” të enjten. Dje është rikthyer në stërvitje në fushë edhe Virxhil van Dajk, pas këputjes së ligamentit të gjurit në derbin me Evertonin në tetor. Qendërmbrojtësi holandez ka pak shanse të luajë përsëri këtë sezon dhe Klop tha se do të tregohen shumë të kujdesshëm me rikthimin e tij.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"