Futbollisti shqiptar gati të largohet nga Premier Liga për Lacion, tundohet Igli Tare

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 21, 2020 | 22:45

Futbollisti shqiptar gati të largohet nga Premier Liga për Lacion, tundohet Igli Tare

Një ish-kampion bote për Lacion dhe Igli Taren. Pas afrimit të Vedat Muriqit për sulmin, klubi kryeqytetas mund të shtojë edhe më tepër koloninë shqipfolëse. Ndërsa të kaltrit janë në kërkim të një qendërmbrojtësi, në orët e fundit ai që i është ofruar Lacios është Shkodran Mustafi.

mustafi demtimi

Kosovari me nënshtetësi gjermane, me kombëtaren e të cilës fitoi Botërorin 2014, nuk është i lumtur tek Arsenali dhe mësohet se i është ofruar Igli Tares, për të bërë rikthimin e tij në Serinë A, pas aventurës me Sampdorian.

“Topçinjtë” gjithashtu do të ishin të lumtur të largonin Mustafin, për të cilin kërkojnë 15 milionë euro, ndonëse duken të hapur edhe për një mundësi huazimi me të drejtë blerjeje.

shkodran-mustafi-arsenal-2019-20_nwbftetywkc81bpbipb02qmno

Tare, i cili natyrisht e njeh mjaft mirë Mustafin, duket i tunduar nga ideja, por paga prej 4.5 milionësh që mbrojtësi fiton nga Arsenali është jashtë parametrave. Por, nëse Mustafi përgjysmon pagën, gjithçka mund të ndodhë deri më 5 tetor.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"