Futbollisti shqiptar dështon përsëri, klubi turk i ndërpret kontratën. Pritet të vazhdojë karrierën tek…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 17, 2020 | 18:13

Futbollisti shqiptar dështon përsëri, klubi turk i ndërpret kontratën. Pritet të vazhdojë karrierën tek…

Donis Avdijaj ka ndërprerë kontratën me turqit e Trabzonsporti dhe tashmë është një lojtar i lirë dhe po kërkon një ekip të ri.auto_3-251579275238

Sipas asaj që shkruan “BeinSportTr”, klubi turk dhe lojtari kanë rënë dakord për prishjen e kontratës me konsensus. Tashmë kosovrai është një futbollist i lirë dhe po kërkon një skuadër të re për të vazhduar karrierën e tij.

Para tre vitesh kur ishte pjesë e Shalke 04, sulmuesi shihej si një futbollist me të ardhme të ndritur, por zhgënjeu të gjithë me paraqitjet e tij.

E ardhmja e 23-vjeçarit tashmë mund të jetë te skocezët e Hearts, të cilët kanë nisur kontaktet me futbollistin dhe mund të arrijnë një marrëveshje shumë shpejt, duke qenë se tani ai është pa kontratë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"