Futbollisti Seviljas i çon sinjale Milanit: Kur isha fëmijë ëndërroja të luaja me ta

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 17, 2020 | 22:25

Futbollisti Seviljas i çon sinjale Milanit: Kur isha fëmijë ëndërroja të luaja me ta

Mesfushori me tipare sulmuese, Franko Vaskes i ka dërguar sinjale skuadrës së Milanit, duke theksuar se kur ishte i vogël gjithmonë ëndërronte të luante me kuqezinjtë.

vaskes

31 vjeçari nga Argjentina luan aktualisht me skuadrën e Seviljas, të cilës iu bashkua në vitin 2016, por nuk e fsheh dëshirën për të luajtur përsëri në Itali pas eksperiencës me Palermon.

vaskes

“Gjithmonë më ka interesuar Milani si klub. Kur isha fëmijë unë ëndërroja të luaja me të, sepse pashë shumë kampionë që vishnin atë fanellë. Milani ka qenë një nga ekipet më të forta në itali dhe kur isha i vogël ishin ekipi im i preferuar. Idhulli im? Kaka,” përfundoi Vaskes për “Radio Miter Cordoba”.

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"