Futbollisti peqinas njofton divorcin me Lushnjën: Po largohem, i shokuar për Shkumbinin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 21, 2018 | 17:49

Futbollisti peqinas njofton divorcin me Lushnjën: Po largohem, i shokuar për Shkumbinin

Lushnjarët humbën me shifra tenistike në transfertën e fundit të kampionatit të luajtur në “Noko Dovana” të Durrësit ndaj Teutës. Skuadra e drejtuar nga Ilir Gjyla pësoi disfatë me rezultatin 2-6, duke e çuar në 84 shifrën e golave të pësuar në këtë sezon. Skuadra verdhejeshile është lëshuar fare dhe futbollistët që janë edhe drejt përfundimit të kontratës, kanë kohë që shohin nga e ardhmja.

lushnja-flamurtari2-470x313

MAGANI

Endri Magani nuk do të jetë pjesë e Lushnjës për sezonin e ardhshëm. Lajmin e bëri të ditur vetë futbollisti peqinas, i cili tha për “Panorama Sport” se largohet nga stadiumi “Roza Haxhiu”, pas dy sezoneve me skuadrën verdhejeshile. “Për sa i përket të ardhmes sime, me shumë mundësi nuk do të jem më pjesë e Lushnjës. Në lidhje me të ardhmen që do të kem do t’i shqyrtoj ofertat me qetësi. Do të doja t’i falënderoja të gjithë tifozët lushnjarë, të cilët më kanë respektuar pa masë. Janë një tifozëri e zjarrtë që do t’i mungojë Superiores. Në stadiumin ‘Roza Haxhiu’ kalova dy sezone të bukura që do t’i mbaj mend në karrierën time”, është shprehur Magani.

VENDLINDJA – “Të them të drejtën jam i shokuar për atë që i ndodhi Shkumbinit, skuadrës së vendlindjes. Nuk e imagjinoj dot këtë situatë që ka skuadra, por mendoj se shumë shpejt gjërat do të rregullohen”, tha Magani.

LUFTËTARI Lushnjarët sot zbresin në fushë për të përgatitur ndeshjen e fundit të kampionatit, që do ta luajnë këtë të mërkurë me Luftë- tarin në stadiumin “Roza Haxhiu”. Ndeshja nuk ka asnjë interes për verdhejeshilët, që në pjesën e dytë të sezonit kanë marrë vetëm një pikë në 17 ndeshje. Të gjithë janë duke parë drejt së ardhmes.

Alban Alushi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"