Futbollisti mendon largimin nga Bajerni, Guardiola gati t’i dërgojë ftesën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 4, 2020 | 9:02

Futbollisti mendon largimin nga Bajerni, Guardiola gati t’i dërgojë ftesën

Periudha e reflektimit të David Alaba, e marrë për të rinovuar kontratën me Bajernin e Mynihut, e cila skadon në vitin 2021, duket se ka shtuar zërat e një largimi të mbrojtësit austriak nga kampionët e Gjermanisë. Dhe forma që po kalon Dejvis, por edhe transferimi i Sanesë duket se po ndihmojnë në shtimin e spekulimeve.alaba

Sipas “The Guardian”, për 28-vjeçarin është rikthyer interesi i ish-trajnerit të tij Pep Guardiola. Katalanasi do ta priste krahëhapur Alabën te Mançester Siti. Por, sipas “Corriere dello Sport”, edhe Interi po e monitoron me kujdes situatën e rinovimit të tij. Madje, sytë tek ai i ka drejtuar edhe Juventusi.pep-guardiola

Por, gazeta italiane raporton se dëshira e lojtarit është ajo për të provuar një eksperiencë në Spanjë, ku Reali i Madridit dhe Barcelona do të përgatiten për duelin e radhës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"