Futbollisti më i “urryer” në Itali shkon në Kinë për… 40 milionë euro (FOTO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 11, 2016 | 17:30

Futbollisti më i “urryer” në Itali shkon në Kinë për… 40 milionë euro (FOTO)

Graciano Pele

Graciano Pele

Graciano Pele lë Anglinë për Kinën. Sulmuesi i “axurrëve” do të veshë fanellën e Shandong Luneng, dukë lënë atë të Southamton-it. Sipas mediave italiane ai do të firmosë një kontratë për dy vite e gjysmë me një vlerë për rreth 40 milionë eurosh.

001516503-dc8ead91-c80d-46f6-8ca8-82a5508f95e8Pele u bë protagonist me humbjen e penalltisë në çerekfinalen mes Italisë dhe Gjermanisë. Gjesti i tij ndaj Nojerit se do t’i shënonte në formën e “lugës” bëri xhiron e internetit, pasi sulmuesi nuk e realizoi penalltinë dhe në rrjetet sociale shpërthyen kritikat ndaj tij.

001719074-73f57c9a-7e9e-439f-a1d5-94784d31abf8

Ai u detyrua më pas t’i kërkonte falje tifozëve dukë thënë se nuk kishte qëllim të ‘tallej’ me portierin gjerman, por thjesht ta shpërqendronte atë.

001654889-3e709e26-873d-4760-9a7c-f333b65453ba

001444703-eaa9caf3-2ca1-4a3a-a134-5df130372f7e

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"