Futbollisti ka vendosur të largohet nga Partizani, shikoni çfarë bën në “Instagram”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 19, 2021 | 23:56

Futbollisti ka vendosur të largohet nga Partizani, shikoni çfarë bën në “Instagram”

Kordeiro Melo ishte një hap largimit nga Partizani gjatë merkatos së verës, por dhe në janar, por të kuqtë aktivizuan klauzolën që kishte në kontratë, duke rinovuar automatikisht. Sa i përket të ardhmes, duket se Melo ka vendosur që të largohet.

MELO

Lojtari u është përgjigjur ndjekësve në rrjetet sociale për disa pyetje të ndryshme. Teksa një prej ndjekësve e ka pyetur nëse do të rinovojë apo jo me Partizanin, mesfushori brazilian nuk ka dhënë asnjë përgjigje të prerë, por ka postuar një “emoji” që tregon se po sheh diku tjetër, duke lënë të nënkuptohet se do të largohet. Pas disa minutash, lojtari duket se është penduar dhe vendosi që ta fshijë postimin e tij.

Pavarësisht se rinovimi i Melos duket larg me Partizanin, braziliani bën pjesë aktualisht në planet e trajnerit Daja, i cili i ka besuar një fanellë titullari në ndeshjet e fundit. Melo ka luajtur si sulmues i majtë në formacionin 4-3-3 të Dajës, por është një futbollist që mund të mbulojë disa pozicione në fushën e lojës.

KOR

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"