Futbollisti italian në Kosovë flet për futbollin dhe koronavirusin: U tmerruan kur u thashë se nga vija, tifozët janë si në Amerikën e Jugut

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 14, 2020 | 10:26

Futbollisti italian në Kosovë flet për futbollin dhe koronavirusin: U tmerruan kur u thashë se nga vija, tifozët janë si në Amerikën e Jugut

I vetmi futbollist italian që luan në Kosovë, portieri i skuadrës së Llapit Xhakomo Nava rrëfem për “Sky Sport Italia” gjendjen shpirtërore dhe situatën në këtë vend në lidhje me koronavirusin.
nava_4_GDM

Ish-portieri i Sampdorias tregon se një episod kur është përballur me frikën dhe tmerrin e disa personave në një restorant ku ai kishte shkuar për të darkuar pasi mësuan se ai ishte italian.

Nga ana tjetër, Nava flet dhe për jetën e re në këtë vend të vogël dhe atmosferën në stadiume.

“Jeta e re në Kosovë- Jetoj në Prishtinë, stadiumi ‘Zahir Pajaziti’ ndodhet 25 km larg. Është një botë, ku unë jam katapultuar që në muajin janar, por jam shumë i gëzuar. Paguaj 200 euro qera dhe për prerjen e flokëve shpenzoj 1.50 euro. Paga mesatare e një futbollisti këtu në Kosovë është 3500 euro dhe futbolli luan një rol të rëndësishëm në identitetin e tyre kombëtar. Nuk ka dhunë në stadiume. Atmosfera e tifozëve këtu ngjan me amerikano-latinët. Vijnë 6 mijë persona për të na ndjekur ne.

nava_5_GDM

Koronavirusi në Kosovë dhe ndodhia – Edhë këtu duhet të qëndrosh në shtëpi. Pavarësisht se këtu gadishmëria është e lartë, frika është e madhe. Të enjten në mbrëmje, shkova të darkoja në një restorant. U ktheva pas sepse kisha harruar çelësat e makinës. Kërkova ndihmë dhe ata më pyetën se nga vija. Kur u tregova se jam italian, pashë terror në fytyrat e tyre. U qëndrojnë besnik detyrave të tyre dhe janë të kujdesshëm të mos futen në telashe. Deri tani nuk shoh maska, por në locale, njerëzit po mbajnë doreza. Këtu ekonomia po përmirësohet me ngadalë. Një pandemic në këtë vend do të ishte katastrofale”, rrëfen 23-vjeçari Nava.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"